Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Ka folur zëdhënësi im, por e ka sqaruar edhe ministri

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë shumë shpjegime në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, që të dielën ka thënë se Kurti vendosi t’ia japë Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

Kurti ka thënë se për këtë ka sqaruar të hënën vetë ministri, si dhe ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka folur tashmë zëdhënësi im Arlindi dhe po ashtu e ka sqaruar edhe ministri”, ka thënë shkurt ai pas pjesëmarrjes në ngjarjen ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk ishte plotësisht e saktë deklarata e tij, se kryeministri Albin Kurti, i ka thënë se vendimin për kalim në pronësi të Manastirit të Deçanit të 24 hektarëve tokë po e merrte hatri i tij. 

Në një sqarim lidhur me deklaratën e dhënë në një intervistë për “Radio Gorazhdevcin”, Rashiq, ka thënë se e ka ngatërruar fjalinë “këtë e kemi bërë për ty” të Kurtit, me një bisedë që kishte ndodhur më herët, gjatë miratimit të vizitës së patriarkut serb.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka theksuar se zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastiritt ë Deçanit është bërë vetëm në funksion të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në reagimin e tij, Manxhuka ka thënë se ajo që ka “ngatërruar” ministri Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, duke thënë se kjo çështje nuk lidhet me vendimin për zbatimin e aktgjykimit për tokën e Manastirit të Deçanit.

Lexo përditësimet tjera
Nenad Rashiq

Rashiq: Deklarata ime për pronat e Manastirit të Deçanit s’ishte plotësisht e saktë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk ishte plotësisht e saktë deklarata...