Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie.
Sipas saj importi në Kosovë të mërkurën është bërë me 1.40 euro për litër naftë dhe 1.22 euro për litër benzinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se: Nafta: 1.54 €/l; Benzina: 1.36 €/l”, ka shkruar kusari-Lila në Facebook.

Ajo ka inkurajuar qytetarët që për çdo parregullsi në tregun e derivateve, të raportojnë në në numrin e telefonit 0800 11000.
Kusari-Lila e ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan të produkteve të naftës më 4 mars. Vendim sipas Kusari-Lilës është marrë pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.
Inspektori hetues i Autoritetit të Konkurrencës, Egzon Berisha, ka thënë se që kur ka filluar konflikti në Iran, çmimi i importit të naftës është rritur 35 centë për litër.
“Më datën 28 shkurt çmimi mesatar ka qenë 1 euro e 10 centë, ndërsa dje ka qenë 1 euro e 45 centë. Pra, është një diferencë prej 35 centësh në litër që ka ndikuar në rritjen e çmimit”, ka thënë Berisha në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai ka thënë se inspektimet po kryhen në baza ditore dhe ka thënë se në bazë të inspektimeve të gjitha ndërmarrjet po e respektojnë marzhën e fitimit, të vendosur nga Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë.