Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi vendos pro dërgimit të FSK-së në Gaza

FSK

Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka vendosur për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Vendimi kaloi me 89 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se dërgimi i ushtarëve të Kosovës në operacione të tilla krijon besim te aleatët ndërkombëtarë.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare stabilizuese, e cila për mision ka të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, gjithnjë duke u bazuar në mandatin e forcës ndërkombëtare stabilizuese”, tha ai. / EkonomiaOnline

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi - 10 prill

Projektligji për Byronë – Gërvalla thotë se s’e prek qytetarin, opozita kërkon ndryshime

Kuvendi i Kosovës po shqyrton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...