Arbëri

Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Malishevë

Ramadan Morina

Ramadan Morina nuk e ka pranuar fajësinë për akuzën për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Burim të Malishevës.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Ramadan Morina më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.

Ramadan Morina akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

I pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.