Analisti politik Artan Muhaxhiri, ka thënë se pavarësisht që para zgjedhjeve kryeministri në detyrë Albin Kurti, shpërndanë qindra miliona euro e njëjtë veproi edhe në ato të 7 qershorit, sërish nuk arriti t’i ketë 60% sa pretendonte.
Megjithatë Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 70% të votave të diasporës, e sipas Muhaxhirit kjo është edhe për fajin e opozitës e cila sipas tij është e pa ide.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuhaxhiri në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se as pas 6 vjetësh, opozita nuk po arrin ta dekodojë populizmin e Kurtit.
“Opozita kosovare është jashtëzakonisht pasive, është e pa ide dhe që 6 vjet nuk kanë ide se si ta dekodojnë këtë populizëm të Kurtit. Shpesh bien edhe në grackën e tij. Ta marrim edhe çështjen e diasporës, është viti i 6-të dhe nuk kemi parë asnjë angazhim, asnjë projekt të opozitës që të shkojë në diasporë dhe së paku t’i rikthejë ato strukturat e vjetra”, ka deklaruar Muhaxhiri.
Analisti Muhaxhiri deklaroi se opozita nuk ka pasur strategji as për të fituar votat e diasporës, sipas tij “njerëzit që do të mund të kishin ndikim në diasporë, bënin fushatë në Prishtinë e Prizren”.
Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurti fitoi sërish shumicën mes partive shqiptare në Kuvend, duke marrë 53 deputetë. PDK-ja pati 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.