Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Musa: Prokurorët e gjyqtarët në Hagë s’do të guxonin t’i bënin këto shkelje në vendet e tyre

Skender Musa

Avokati Skender Musa, ka thënë se shkeljet të cilat i ka gjetur raporti i ekspertëve britanikë për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, janë shkelje të karakterit absolut të cilat nuk do të mund ta shpallnin fajtor një të akuzuar.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Musa ka thënë se këta gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Speciale, shkeljet që i kanë bërë në raport me Thaçin dhe të tjerët, nuk do të kishin guxim kurrë t’i bënin në vendet e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse nuk respektohet rruga ligjore e marrjes së provave dhe argumentimit me fakte të një çështje që pretendohet në aktakuzë atëherë vërtetimi i gjendjes faktike është me shkelje dhe gabim. Nuk mund të shpallet fajtor një njeri me tërë këto shkelje që janë evidentuar në raport. Në radhë të parë raporti ka dhënë vërejtje që trupi gjykues nuk ka qenë objektiv, që është elementi kyç. E dyta, përgjimi nëpër dhomat e pritjes së familjarëve është shkelje elementare e të drejtave të të burgosurit. Nuk e besoj që ata prokurorë apo gjyqtarë do të kishin guximin në vendet e tyre ta bënin një veprim të tillë sepse paraqet shkelje elementare të të drejtave të njeriut”, ka thënë Musa.

Musa ka potencuar se ato që kanë ndodhur në Hagë në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, janë të drejta aq elementare sa Evropa thirret vazhdimisht në to, e madje edhe e kritikon Kosovën “që duhet gjykimet të jenë në kohë e afat, që paraburgimet të reduktohen dhe që duhet që gjykimet të mbahen në mënyrë publike”.

Sa i përket zgjatjes së afatit për shpalljen e aktgjykimit, avokati Musa ka thënë se në aspektin ligjor kanë të drejtë të ndërmarrin një vendim të tillë mirëpo se i duhet më shumë afat Gjykata mund ta dijë më herët.

Sipas Musës kjo përbën edhe shkelje të të drejtave të njeriut.

“Të merret një vendim i tillë në kohë zgjedhjesh pashmangshëm shkakton shqetësim te qytetarët dhe është i arsyeshëm çdo reagim edhe nga shoqatat e dala nga lufta. Gjykata Speciale ka pasur kohë edhe më herët dhe ka mundur ta dijë edhe më herët që nuk do të ketë mundësi t’i shqyrtojë ato shkresa e prova brenda këtij afati kohor që e kanë caktuar. Pasi hymë në muajin maj të dalësh me një deklaratë, disa ditë para se të vijë shpallja, ka qenë e keqe dhe hyn në elementet e shkeljeve të te drejtave të njeriut”, ka thënë Musa.

Gjykata Speciale e ka konfirmuar zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, është thënë se 20 korriku nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por data që përcakton afatin e zgjatur.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.