Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, derisa ka publikuar një video ku shihen forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, t’i tërheqë ata duke deklaruar se janë në komunën e Skenderajt.
Në profilin e saj në Facebook ka shkruar se përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune përbën abuzim serioz të shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shtuar se veprime të tilla thellojnë përçarjet dhe nxisin tensionet.
“Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet. Albin mos nxit dhunë tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj”, ka shkruar ajo.