Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë, se kryeministri Albin Kurti ka pasur takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke shtuar se është duke vazhduar angazhimin maksimal për çështjen e presidentit.
Ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve do të intensifikohen veprimet për zgjedhjen e presidentit brenda afatit të cilin e ka dhënë Gjykata Kushtetuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Besoj që gjatë këtyre ditëve do t’i intensifikojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje dhe që presidenti të votohet brenda afatit të Kushtetueses, sepse jemi të bindur që vendit i duhet një president i zgjedhur në Kuvend, sepse zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asnjë rezultat tjetër dhe janë të panevojshme”, ka thënë tutje ajo.
Nagavci është shprehur e bindur që Kurti do të “bëjë gjithçka që t’i shmang zgjedhjet”.
Sa i përket rezolutës së propozuar nga PDK-ja për mbrojtjen e viktimave të luftës, ka thënë se që nga dita e parë kanë qenë të gatshëm të kontribuojnë në një tekst të rezolutës, i cili sipas saj, i bën nder Kuvendit dhe paraqet unitet të partive shqiptare në Kosovë dhe komuniteteve joserbe.
Ka deklaruar se ka kërkuar nga PDK-ja që të ftojnë grupin punues që të dakordohen, duke shtuar se kanë propozuar dy deputetë që do të marrin pjesë në këtë grup.
“Besoj që ndoshta jemi vonë për të adresuar një çështje të tillë, por nuk jemi të interesuar që temat që janë me interes të madh të trajtohen si tema parciale”, ka thënë ajo. “Në momentin që kemi një draft të dakorduar nga të gjitha partitë, ne do ta votojmë në seancë”.
Ka shtuar se marrëveshjet ndërkombëtare që do të jenë në seancën e së premtes, janë ato që kanë qenë në seancën e kaluar por që u kërkuan të shtyhen pasi deputetët nuk e kishin kohën e mjaftueshme t’i trajtonin.
Nagavci duke folur për anëtarët e KQZ-së, ka thënë anëtari i radhës në KQZ duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.