Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në mungesë të propozimeve nga partitë opozitare, kanë vendosur të propozojnë dy aktiviste, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha, për postin e presidentes së vendit.
Ajo tha se është parë se Rushiti ka mbështetjen e deputetëve, duke marrë 63 vota për në raundin e parë të votimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ftojë të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën nesër e të mundësojmë zgjedhjen e presidentes. Me aq sa jam në njohuri, nuk ka asnjë hezitim në raport me personalitetin e figurës së doktoreshës Feride Rushiti”, tha Nagavci pas seancës së jashtëzakonshme.
E pyetur pse është filluar me votimin, pa pjesëmarrjen e 2/3 të deputetëve, Nagavci tha se në sallë ishin të pranishëm mbi 60 deputetë për ta nisur seancën.
Ajo tha se do të vazhdohet nesër në ora 10:00 me seancën.