Profesori universitar, gjuhëtari dhe përkthyesi i njohur, Jashar Kabashi, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familja përmes një njoftimi mortor, ku thuhet se Kabashi ishte "ndër të parët dhe më të respektuarit në fushën e tij", duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin e lartë dhe në shkencë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Varrimi do të bëhet nesër në drekë, më 1 korrik 2026, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Korishë, Prizren. E pamja do të mbahet të enjten, 2 korrik, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Korishë, te shtëpitë e Ahmet Mucaj dhe Mahmut Kabashi. Të premten, 3 korrik dhe të shtunën, 4 korrik, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Hotel Grand, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga familjarët në Facebook.
I lindur në vitin 1940 në Kabash të Prizrenit, Jashar Kabashi kreu studimet për gjuhë angleze në Prishtinë në vitin 1966, ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Beograd. Tezën e magjistraturës e mbrojti në Edinburg të Skocisë më 1974, ndërsa studimet e doktoraturës i ndoqi në Universitetin e Xhorxhtaunit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si bursist i programit Fulbright. Doktoroi në Zagreb më 1988 me një temë që trajtonte matjen e kompetencës së anglishtes si gjuhë e huaj.
Karrierën e nisi si profesor në Gjimnazin e Prizrenit, ndërsa nga viti 1968 ishte pjesë e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku u pensionua si profesor i rregullt. Gjatë karrierës së tij akademike ishte edhe profesor mysafir në Universitetin e Uestminsterit në Londër, me ftesë të Këshillit Britanik.
Në vitin 1999 ai shërbeu si udhëheqës i sektorit të përkthimit në Administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Veprimtaria e tij shkencore u përqendrua kryesisht në morfologji, përkthim, kontaktet e gjuhëve dhe kompetencën e anglishtes si gjuhë e dytë. Në vitin 2000 botoi një libër për morfologjinë e gjuhës angleze.