Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”

Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e marta, 22 korrik, do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Ilir Konushevci”, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.

Sipas njoftimit, segmenti që do të bllokohet shtrihet nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, ndërsa mbyllja do të zgjasë pesë ditë.

Për të shmangur vonesat në komunikacion, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative: 

Rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”;

Unazën Qendrore dhe rrugën “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”;

Edhe Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit Arbëri 1 j. më parë Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Rrugën “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për shqetësimet e mundshme, duke i falënderuar për bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.