Indeksi “Henley Passport” ka lëshuar raportin e ri me pasaportat më të fuqishme në botë dhe e para këtë vit renditet ajo e Singaporit. Ata që kanë pasaporta të Singaporit janë të lirë të udhëtojnë në gjithsej 192 destinacione të botës.
Indeksi, i cili mbikëqyr lirinë e udhëtimit që ofrojnë pasaportat në mbarë botën bazuar në numrin e destinacioneve që mbajtësit e tyre mund t’i vizitojnë pa vizë, tregon se pasaporta amerikane nuk renditet më ndër më të fuqishmet në botë.
Sot Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e dhjetë.
Sipas një deklarate nga organizata, pasaportat më të fuqishme u përkasin vendeve që shtetet e tjera i duan si partnerë - për tregti, investime, siguri dhe bashkëpunim.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë një storie suksesi në këtë indeks pasi kanë shënuar rritje të shpejt në renditje përgjatë vitesh. Ato janë renditur me numër 2, bashkë me Japoninë dhe Korenë e Jugut.
Edhe
Për herë të parë, pasaporta amerikane bie nga lista e më të fuqishmeve në botë
E treta renditet Suedia, kurse të katërtat Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Spanja.
Malta Austria, Greqia, Portugalia dhe Zvicra renditen të pestat.
Të gjashtat renditen Hungaria, Polonia dhe Britania e Madhe.
Tetë shtete renditen me numrin 7: Letonia, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Australia, Malajzia, Kanada dhe Zelanda e Re.
Kroacia renditet e teta bashkë me Estoninë.
E nënta renditet Lituania.
Edhe
Profesori boshnjak propozon një metodë të re të matjes së fuqisë së pasaportës
Kurse SHBA-ja është në numrin 10 bashkë me Islandën.
E pasaporta e Kosovës renditet e 60-ta me qasje të lirë në 83 destinacione, tri pozita më lart se vitin e kaluar. Kurse Shqipëria e 43-ta.