Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas protestave, Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

Oleksandr Syrskyi

Oleksandr Syrskyi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi, vetëm pak ditë pasi largoi nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.

Shkarkimi i Fedorovit, i cili u prit me protesta në rrugët e Ukrainës, fillimisht u shoqërua me spekulime për një përplasje mes tij dhe Syrskyit. Këto dyshime u konfirmuan më vonë.

Fedorov, 35 vjeç, është vlerësuar gjerësisht për reformimin e Ministrisë së Mbrojtjes, modernizimin e forcave të armatosura dhe udhëheqjen e përpjekjeve kundër korrupsionit.

Ndërkaq, Syrskyi, 60 vjeç, shihej nga shumë ukrainas si një komandant i formuar në doktrinën ushtarake sovjetike, i cili hezitonte të zbatonte ndryshime rrënjësore në ushtri.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky e falënderoi Syrskyin për kontributin në mbrojtjen e suksesshme të kryeqytetit Kiev gjatë ditëve të para të pushtimit të plotë rus në vitin 2022, si dhe për rolin e tij në operacione të tjera ushtarake.

Edhe Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Botë 5 d. më parë Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë

Në vend të Syrskyit është emëruar gjenerali Mykhailo Drapatyi, i cili gëzon reputacion të mirë në Ukrainë dhe konsiderohet një komandant me përvojë të madhe në front.

“Të gjitha vendimet do të formalizohen nesër”, shkroi Zelensky.