Ka nisur të mërkurën seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e Millan Jovanoviqit, i cili akuzohet për “krime lufte”, “krime kundër njerëzimit” dhe “dhunë seksuale” në luftën në Kosovë.
Jovanoviq po gjykohet në mungesë.
Sipas aktakuzës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Jovanoviq, në kohën e luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka kryer sulme sistematike kundër popullatës civile në Kosovë.
Ai ishte polic në Ferizaj.