Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon në nisje gjykimi për Masakrën e Reçakut

gjykim

(Tekst i përditësuar 10:45) - Ka dështuar në nisje seanca për  Masakrën e Reçakut në mungesë të katër avokatëve. Kjo pasi Oda e Avokateve nuk i caktoi sipas detyrës zyrtare, për të akuzuarit. 

Ndërsa, disa prej tyre që ishin në seancë, thanë se Oda e Avokatëve i njoftoi që të paraqitën në Gjykatë, vetëm sipas detyrës zyrtare, por i njoftuan vetëm për datën e seancës, por jo edhe për cilin rast.

Seanca tjetër u caktua më 31 korrik.


Nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet sot seanca e shqyrtimit fillestar në rastin penal ndaj 21 të pandehurve, të akuzuar për Masakrën e Reçakut

Edhe Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut joserioz, mungojnë avokatët e katër të akuzuarve LAJMET E MBRËMJES 1 d. më parë Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut joserioz, mungojnë avokatët e katër të akuzuarve

Sipas njoftimit të Departamentit Special të Gjykatës, bëhet fjalë për çështjen penale, ndaj Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq, Milovan Kovaçeviq, për shkak të veprës penale Krimet e “Luftës kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Gjykata ka bërë të ditur se, sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, gjykimi në këtë rast pritet të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi të njëjtit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

“Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve, të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në kërkesën e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998 - 1999, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës "243 të Mekanizuar", Armatës së III- të, e njohur si "Korpusi i Prishtinës", si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.

"Të pandehurit fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga vendet e quajtura ‘Pishat', ‘Gështenjat' dhe ’Çesta'. Më pas, nga distanca e granatuan fshatin me mjetet ushtarake, kontrolluan shtëpi më shtëpi, dhe ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët, ku i detyruan të largohen nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan", thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Edhe Në korrik mbahet seancë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut Arbëri 1 muaj më parë Në korrik mbahet seancë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

 Hetimet e prokurorisë kanë vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta.

Rreth 20.000 civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.