Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Thuni e Dinamo luajnë baras

Dinamo Zagreb

Ka përfunduar baras, 1:1, ndeshja ndërmjet kampionit të Zvicrës, Thunit, dhe kampionit të Kroacisë, Dinamo Zagreb.

Ndeshja ndërmjet dy kampionëve u zhvillua të martën mbrëma dhe i takoi raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Për Thunin deri në fund të ndeshjes luajti mesfushori i Kosovës, Valmir Matoshi, ndërsa nga minuta e 66-të në fushë u paraqit për Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha.

Brighton Labeau e shënoi golin për Thunin në minutën e 20-të, kurse për ekipin kroat golin e barazimit 1:1 e shënoi Miha Zajc në minutën e 86-të.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Zagreb.