Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Syri TV” ka thënë se si Presidencë, me kontaktet dhe me mbështetjen e diasporës, ka arritur ta betonojë qëndrimin e administratës Trump 2, pro sovranitetit të Kosovës, pro integritetit territorial dhe pro anëtarësimit në NATO.
“Ne kemi arritur si presidencë që me kontaktet tona dhe me mbështetjen e diasporës sonë, ta betonojmë qëndrimin e administratës Trump 2 pro sovranitetit të Kosovës, pro integritetit territorial, pro anëtarësimit të NATO-s. Kemi arritur që në takim me Marco Rubion të flasim një nga një, ta bëjmë planin konkret për njohje të Republikës së Kosovës nga vendet mosnjohëse. Kemi folur se si të arrijmë që Kosovën ta fusim në NATO, kemi folur për hapjen e kapitujve që të gjithë në tërësi. Të gjitha i kemi arritur me zero cent lobim. Asnjë koncesion, madje nuk na është kërkuar asnjë koncesion as për në dialogun me Serbinë. Është dakorduar që çdo dialog me Serbinë të jetë i bazuar në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se ka qenë mbështetje historike. Ajo ka thënë se nuk ka pritur që ky sukses t’i pengonte ndokujt në Kosovë.
“Ky do të duhej të ishte sukses që e festojmë bashkërisht e jo sukses që dikujt i pengon. E di që i pengon Serbisë, por s’kam pritur kurrë në jetën time që t’i pengojë dikujt tjetër. Territori jonë ruhet nga ushtarët amerikanë bashkë me policinë e Kosovës. Në Bordin e Paqes, presidentë që nuk e njohin Kosovën më kanë thënë që deri më tash nuk e kemi shqyrtuar njohjen, por kjo ndryshon gjithçka”, tha Osmani.