Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Forcës, duke thënë se pjesëtarët e Forcës së Kosovës janë gardianë të paqes.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka shtuar se ushtarët e FSK-së janë mbrojtës të pakompromis të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani ka shtuar se heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme.
“Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar Osmani.
Aktualisht Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kolumbi.