Arbëri

Pandemia ndikon në shëndetin mendor, ekspertët ofrojnë ndihmë për qytetarët

Në shumë aspekte po vlerësohet se mund të ketë ndikim pandemia e COVID-19.

Psikiatri Sami Rexhepi thotë se situata e krijuar, veçanërisht pasojat në atë ekonomike, mund të ndikojë në mirëqenien e shëndetit mendor.

Sipas tij, pas kthimit në normalitet njerëzit mund t’i vërejnë pasojat e ndryshme të kësaj kohe të izolimit, raporton KOHA.

Për të ndihmuar personat që kanë shqetësime gjatë kësaj kohe të izolimit, është krijuar edhe një linjë telefonike për ndihmë psikologjike.

Personat që kanë nevojë për të folur me psikologun mund të thërrasin në numrin 03820080890, që është hapur në bashkëpunim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisë të UP-së.

Pos saj edhe një tjetër linjë po tentohet të funksionalizohet këtë kohë.

Në javën e fundit në Kosovë janë shënuar disa raste të tentim vetëvrasjeve.

Në Gjilan, një 51-vjeçar ka tentuar ta vrasë veten e sipas familjarëve, arsyeja për këtë kanë qenë kushtet e rënda ekonomike.

Por, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në muajin mars janë shënuar më pak raste të tentim vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve krahasuar me vitin e kaluar.

Muajin e kaluar janë shënuar 4 vetëvrasje dhe 21 tentim vetëvrasje, kurse në mars të 2019-s 6 vetëvrasje dhe 34 tentim vetëvrasje.