Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi

Infektiva

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se brenda tri ditëve të fundit, 70 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 22 u hospitalizuan pas dyshimeve për helmim nga ushqimi. 

Sipas njoftimit, pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ankesa për ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diare. Bazuar në anamnezën e marrë nga mjekët, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit.

“Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se, duke filluar nga data 10 korrik 2026, ka shënuar rritje të numrit të pacientëve që janë paraqitur me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi. Sipas njoftimit, pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ankesa për ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diare. Bazuar në anamnezën e marrë nga mjekët, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit”, thuhet në njoftim.

Infektiva po ashtu ka bërë të ditur se të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN), në përputhje me procedurat në fuqi.

Pacientët e shtruar në spital janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, sipas gjendjes së tyre klinike. Sipas Klinikës Infektive, gjendja e tyre vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm.