Punëtorët e sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nisur grevën me kërkesë për rritje të pagave, ndërsa sipas përfaqësuesve sindikalë, Rektorati tashmë ka nënshkruar vendimin për rritjen e tyre në 500 euro nga 1 korriku dhe pagesën retroaktive nga 1 janari 2026, por që ende nuk kanë diçka zyrtare raportoi Ekonomia Online.
Kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Sigurimit Fizik, Arsim Gjinovci, tha se greva është paralajmëruar për shkak të moszbatimit të vendimit të Qeverisë për pagën minimale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kemi paralajmëruar një grevë qysh dje për shkak të pagave të ulëta. Për shkak se nuk është marrë parasysh vendimi i qeverisë në Rektorat. Sot këtu jemi disa punëtorë dhe e kemi filluar atë grevë, po sipas disa informatave marrëveshja u nënshkrua në Rektorat dhe po presim çdo orë ose çdo 10 minuta për ta konfirmuar marrëveshjen me Rektoratin. Kështu që ne jemi këtu, punën s’e kryejmë derisa të kemi diçka zyrtare”, tha ai.
Sipas tij, punëtorët aktualisht marrin paga prej 386 eurosh dhe kërkojnë vetëm zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës.
“Pagat i marrim punëtorët 386 euro, ne e kërkojmë atë çka e ka miratuar Qeveria e Kosovës. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, atë vendim që e ka marrë Qeveria e Kosovës. Ne nuk jemi kundër kompanive se kompanitë nuk kanë faj... Sipas informatave, Rektorati ka nënshkruar vendimin për rritje, tash kompania po pret çdo moment me email zyrtare të shkojë ta nënshkruajë me Rektorat rritjen. Çka është një e mirë, sipas informatave se prej 1 janarit do t’i gëzojmë krejt ato çka nuk i kemi marrë prej 1 janarit 2026”, ka thënë ai.
Gjinovci tha se në takimet me menaxhmentin e universitetit nuk kanë marrë përgjigje të kënaqshme.
“Po kemi qenë bashkë me kryetarin e sindikatës, në ditën e parë sekretari i universitetit na ka thënë se me kompaninë e sigurimit jemi shumë afër një nënshkrimi. Çka ndodhi? Kur jemi takuar me rektorin nuk kemi kaluar mirë”, është shprehur ai.
Ai shtoi se nëse nuk ka vendim zyrtar gjatë ditës, greva do të vazhdojë edhe nesër.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se sipas informatave që posedojnë, Rektorati tashmë ka nënshkruar vendimin për rritjen e pagave.
“Unë mbështes deklarimin e kolegut, është bërë një punë e mirë që nga dje sepse punë e mirë është bërë një periudhë bukur të gjatë por megjithatë ndoshta nuk e di. Prapë se prapë po them faleminderit që reflektoi Rektorati. Një punë e mirë është sepse këta punëtorë do ta marrin edhe rritjen që e kanë pasur që nga 1 janari që nuk e kanë pasur dhe kishte qenë mirë që së paku as mediat e as punëtorët mos me i lodh sepse ne kemi biseduar me rektorin unë po të them prej këndit tim nuk ka qenë në nivel sepse vetëm atëherë kur bisedohet zgjidhen problemet”, ka thënë ai.
Azemi paralajmëroi se protestat sindikale do të vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik, me kërkesë për paga mbi 600 euro.