Andoni Iraola pritet të jetë trajner i ri i skuadrës së Liverpoolit. Këtë e ka bërë të ditur të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Marrëveshja ndërmjet drejtuesve të Liverpoolit dhe Iraolas është shumë afër finalizimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjolli në ditët në vijim pritet që të nënshkruaj kontratën.
Iraola do ta zëvendësojë Arne Slotin i cili u shkarkua nga posti i trajnerit javën e kaluar.
Pas përfundimit të edicionit 2025/26, 43-vjeçari u largua nga Bournemouthi, pasi e udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
Iraola e drejtoi Bournemouthin nga viti 2023. Ai ka qenë në krye të Bournemouthit për 127 ndeshje, ku shënoi 48 fitore, 38 barazime dhe 41 humbje.
Iraola ka qenë trajner edhe i Rayo Vallecanos, Mirandes dhe AEK Larnacas.