Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKUK-ja pretendon se pati “Fentanyl” deri javën e kaluar, pacientët tregojnë faturat se e blenë vetë në janar e shkurt

Klinika e Onkologjisë

Fatura të siguruara nga KOHA nga pacientë në Klinikën e Onkologjisë dëshmojnë se produkti “Fentanyl”, i cili tregtohet edhe me emrat “Durogesic” dhe “Fentadur”, ka munguar gjatë muajve janar dhe shkurt, ndonëse është pjesë e Listës esenciale të barnave, që nënkupton se duhet të sigurohet nga shteti. Por në QKUK thonë se furnizimi përfundoi javën e shkuar

Shefja e Barnatores Qendrore në QKUK, Dardane Mehaj, ka thënë të martën se Klinika e Onkologjisë ishte e furnizuar deri në javën e kaluar me produktin “Fentadur”, e që disa pacientë janë ankuar se janë detyruar ta blejnë vetë në dy muajt e fundit.

Fatura të siguruara nga KOHA nga pacientë në Klinikën e Onkologjisë dëshmojnë se produkti “Fentanyl”, i cili tregtohet edhe me emrat “Durogesic” dhe “Fentadur”, ka munguar gjatë muajve janar dhe shkurt, ndonëse është pjesë e Listës esenciale të barnave, që nënkupton se duhet të sigurohet nga shteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njërën nga faturat, një pacient dëshmon se e ka blerë “Fentanyl” më 4 shkurt, ndërsa në faturë figuron se janë blerë katër copa.

Përveç faturave të muajit shkurt, pacientët i kanë dërguar KOHËS edhe udhëzime për blerje të barit gjatë muajit janar.

KOHA gjatë ditës së mërkurë e ka pyetur sërish shefen e Barnatores Qendrore, Dardanë Mehaj, për të sqaruar nëse klinika ka qenë e furnizuar me këtë produkt deri javën e kaluar, pse pacientët janë detyruar ta blejnë atë gjatë janarit dhe shkurtit. Por nuk ka marrë përgjigje.

Për këtë çështje është pyetur edhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, për të sqaruar se prej sa kohësh ka mungesë të këtij produkti në klinikë. 

Ai nuk iu përgjigj pyetjes, teksa foli për përdorimin e barit.

“Durogesic nuk është bar specifik onkologjik, megjithëse përdoret edhe në Klinikën e Onkologjisë për menaxhimin e dhimbjeve të forta te pacientët. Ky medikament bën pjesë në terapinë kundër dhimbjes dhe përdoret në shumë shërbime spitalore, jo vetëm në Onkologji”, ka thënë ai.

Ditë më parë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar një listë të stokut të barnave për Klinikën e Onkologjisë nga Barnatorja Qendrore. 

Në këtë listë janë përfshirë 50 barna, për të cilat është treguar edhe sasia në stok.

Por në këtë listë nuk figuron asnjë nga barnat, për të cilat KOHA ka raportuar të martën se mungojnë në Klinikën e Onkologjisë.

Sipas listës së barnave esenciale për këtë klinikë janë rreth 70 barna esenciale, ndërsa në listën e publikuar më 5 mars është paraqitur gjendja e stokut vetëm për 50 prej tyre.