Arbëri

Raportimet për shkeljet në komunikacion më të shpeshtat në “Lajmëro Policinë”

pk

Që prej lansimit të aplikacionit “Lajmëro Policinë” nga Policia e Kosovës ka pasur rritje të raportimeve për raste të dhunës, ka thënë majori Ramadan Ahmeti. Megjithatë raportimet më të shpeshta përmes këtij aplikacioni mbeten ato për komunikacionin.

E, e metë e këtij aplikacioni është se aktualisht mbetet i qasshëm vetëm në telefonat Android.

“Prej lansimit të aplikacionit shumica e rasteve që raportojnë janë për komunikacion, mbi 50 për qind të rasteve. Janë diku mbi 5,000 lajmërime në aplikacion. E metë e këtij aplikacioni është se është lansuar në Android”, ka thënë majori Ahmeti, i cili është edhe përfaqësues i Drejtorisë së Policimit në Bashkësi dhe Parandalim.

Ndërkaq, ka treguar edhe shifrat e raportimeve këtë vit.

“Vetëm këtë vit ka pasur 4605 lajmërime, prej tyre 3167 janë për kundërvajtje në komunikacion. Për raste të drogave janë 104, vjedhje 51, dhunë në familje 10”, ka treguar ai në emisionin "Sot" në KTV.