Arbëri

Raportohet e zhdukur kosovarja 13 vjeçe në Gjermani

Arta Hajzeraj

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është raportuar e zhdukur nga familjarët dhe nga autoritetet policore në Zwickaut.

Ata janë në kërkim të saj, derisa kërkuan që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e vajzës, të lajmërohen menjëherë.

“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Me njoftim kanë dalë edhe autoritetet policore gjermane.