Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Lajm i keq për Spanjën, lëndohen Williams dhe Pino

williams

Nico Williams dhe Yeremy Pino kanë pësuar lëndime që mund t’i mbajnë jashtë fushës për një periudhë të gjatë, duke shkaktuar shqetësim te Përfaqësuesja e Spanjës.

Pino raportohet se mund të humbë pjesën e mbetur të Botërorit pas një dëmtimi në shpatull, ndërsa Williams pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Williams, edhe më herët ka pasur telashe me lëndime. I mungoi Bilbaos në tri ndeshjet e fundit të edicionit 2025/26.

Pino dhe Williams u inkuadruan në pjesën e dytë në fitoren 1:0 të Spanjës ndaj Uruguait.

Të dy futbollistët e përfunduan ndeshjen me shqetësime.

Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur në lidhje me lëndimet e të dy lojtarëve.

“Nico kishte disa shqetësime. Megjithatë, ajo që më shqetëson vërtet është dëmtimi i Yeremyt. Duket serioz dhe ka shumë mundësi që ai të humbë pjesën tjetër të turneut”, ka thënë De la Fuente.