Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Bielsa tregon pse i zëvendësoi Musleran dhe Valverden

Valverde

Përfaqësuesja e Uruguait u eliminua nga Botërori pasi e mbylli Grupin H në vendin e tretë me dy pikë.

Uruguai u mposht nga Spanja me rezultat 1:0 në ndeshjen e xhiros së fundit, kurse goli i vetëm erdhi pas një gabimi të portierit Fernando Muslera, i cili më pas u zëvendësua për pjesën e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë u largua edhe ylli i Real Madridit, Federico Valverde, një vendim që ngriti pikëpyetje te tifozët lidhur me arsyet e zëvendësimeve të dy prej lojtarëve kyç të skuadrës.

Por selektori i Uruguait, Marcelo Bielsa, ka shpjeguar arsyet pse i zëvendësoi Musleran dhe Valverden.

“Jo, nuk e mora unë vendimin (për Musleran). Është një vendim që Muslera e mori vetë. Valverden e zëvendësova me Federico Vinasin sepse doja të kisha një strategji më sulmuese”, u shpreh Bielsa, shkruan të shtunën “ESPN”.

Uruguai në dy ndeshjet e para regjistroi dy barazime. Kjo nuk mjaftoi për të avancuar në fazën nokaut.