Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, nën dyshimin se ka manipuluar orët shtesë të punës.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga IPK-ja të premten, togeri dyshohet për keqpërdorim të detyrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim të IPK-së.
IPK-ja ka thënë se hetuesit e tij do të jenë në konsultim me prokurorin përgjegjës për të ndërmarrë veprime të tjera hetimore për ta sqaruar rastin.