Arbëri

Rutte: Putini bëri gabim që çoi delegacion të nivelit të ulët në Turqi

Mark Rutte

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë gabim që ka dërguar delegacion të nivelit të ulët në bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, që pritet të zhvillohen të premten. 

“Putini bërë gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, ndërkohë që është shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të negociuar për paqen”, ka theksuar Rutte, para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë.

Ai ka thënë se është i lumtur për rolin që po e luan SHBA-ja në këtë proces dhe rolin që ka marr presidenti amerikan Donald Trump për të zhbllokuar këtë situatë. 

Lexo përditësimet tjera
Edi Rama samiti

LIVE: Liderët evropianë mblidhen në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik

Liderët evropianë mblidhen në Tiranë për Samitin e Komunitetit PolitikTakimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian...