Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se duhet të ketë një komunikim më të qartë të autoriteteve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare sa i përket veprimet që ndërmerr, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me veriun.
Derisa ka folur për kërkesën për tërheqjen e dorëheqjeve të prokurorëve e gjyqtarëve serbë, Palokaj ka thënë se Bashkimi Evropian vazhdimisht ka deklaruar se largimi i serbëve nga strukturat e pushtetit lokal në veri paraqesin shkeljen më të rëndë të obligimeve nga procesi i dialogut dhe se gjithmonë kanë bërë thirrje për kthimin e tyre. Ai ka shtuar tutje se BE-ja kishte bërë thirrje po ashtu që Kosova të mos paraqiste pengesa për riintegrimin e tyre kur ata të kërkojnë të kthehen në punë.
Sipas Palokajt, BE-ja vendimin për refuzimin e kërkesës për tërheqje të dorëheqjeve të prokurorëve serbë e ka parë si “pengim të realizimit të synimit që në veri strukturat të jenë multietnike”.
“E kanë parë si një gjë që pengon normalizimin e raporteve dhe normalizimin e jetës së komunitetit serb në veri. Kemi të bëjmë me një çështje që ka edhe pasoja politike sepse çfarëdo që ndodh në veri nuk mund të shihet vetëm si diçka që është e bazuar në sundimin e ligjit”, ka theksuar ai.
Palokaj ka deklaruar se Kosova e ka dëshmuar se pavarësisht se ka pasur të drejtë për veprimet e saj, ajo është përballur me pasoja.
Edhe
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë
“Kosova ka dëshmi në përvojën e vet se edhe kur ka pasur të drejtë ka pasur pasoja për veprimet që i ka bërë në të drejtën e saj. Prandaj ndoshta do të duhet të ketë një komunikim më të sinqertë mes faktorit ndërkombëtar dhe strukturave të Kosovës”.
Hoxha kritikon Këshillin Prokurorial e Gjyqësor për vonesat në shqyrtimin e dorëheqjeve të serbëve
Avokati Valdet Hoxha ka thënë se procesi i shqyrtimit të dorëheqjeve të prokurorëve e gjyqtarëve serbë është administruar keq nga Këshilli Prokurorial i Kosovës e Këshilli Gjyqësor.
Hoxha në “Konfront” të KTV-së ka thënë se KPK-ja dhe KGJK-ja janë vonuar në shqyrtimin e kërkesave dhe është krijuar perceptimi se ky proces është i politizuar dhe madje ka ngjallur edhe reagime nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë nga Bashkimi Evropian.
“Prej fillimit ky proces ka qenë i politizuar me direktiva të qarta nga Qeveria e Serbisë. Policët, stafi mbështes i prokurorëve, vetë prokurorët e gjyqtarët, kanë qenë të instrumentalizuar nga Lista Serbe dhe nga Qeveria e Serbisë. Që nga fillim ishte puro politik ky proces, por fatkeqësisht i administruar keq nga këshillat përkatës. S’duhet të ndodhte që shqyrtimi i dorëheqjeve të tyre të bëhej pas 4 vjetëve, vetëm pasi ata bëjnë kërkesë për t’u rikthyer në punë...me këtë neglizhencë dhe administrim të keq të procesit, është krijuar perceptimi që ky proces është politizuar, madje ka ngjallur edhe reagim të partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë Hoxha.
KPK-ja ka vendosur të hënën të refuzohet kthimi i prokurorëve serbë në veri që dhanë dorëheqje më 2022. E ky vendim u dekretua një ditë më vonë nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu. E Këshilli Gjyqësor do të vendosë të premten për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë në veri.
Shala: Kthimi i gjyqtarëve serbë në punë, do të ishte precedent i dëmshëm për sistemin
Edhe Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithëAvokati Hasan Shala ka thënë se kthimi në punë i gjyqtarëve serbë, të cilët patën dhënë dorëheqje më 2022, do të ishte precedent i dëmshëm për sistemin e drejtësisë.
Ai ka theksuar se si këta, ashtu edhe prokurorët e stafi tjetër që patën bërë të njëjtin veprim, duhet të marrin përgjegjësi.
“Do të ishte precedent jashtëzakonisht i dëmshëm për sistemin e drejtësisë sikur të miratohet kërkesa dhe ata të kthehen në punë. Ligji nuk përmend komunitetin serb, shqiptar apo të tjera. Çka të bëhet me gjyqtarë e prokurorë që janë në Prishtinë, Graçanicë, Shtërpcë që kanë punuar tërë kohën. Këta kanë qenë të dirigjuar dhe të manipuluar nga pushteti serb duke u koordinuar me ta kanë dhënë dorëheqje politike prandaj duhet të marrin përgjegjësi”, ka thënë ai në Konfront.
Shala ka shtuar se dorëheqjet e akterëve serbë të dorëhequr është dashur të shqyrtohen shumë më herët nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial.
“Është fakt që Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor e kanë neglizhuar rastin dhe kërkesat për dorëheqje, është dashur të shqyrtohen kohë më përpara por e kanë neglizhuar. Sipas bindjes time kanë pasur edhe presion politik që të mos i shqyrtojnë ato kërkesa”, u shpreh Shala.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mblidhet të premten dhe në rend të ditës do të ketë një kërkesë të ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu si dhe atë të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb për tërheqje të dorëheqjeve të ofruara më 2022, ka raportuar “Betimi për Drejtësi” të mërkurën. Një muaj më parë, Haxhiu i ka shkruar KGJK-së, duke kërkuar që t’u jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.
Ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi kërkesat për tërheqje të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, e një ditë më vonë, Haxhiu miratoi dorëheqjet e tyre nga sistemi.
Edhe
Palokaj: Aplikimi i Kosovës për në BE është lënë në harresë
Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.