Kundërshtrja e Dritës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Floriana, ka shprehur zghënjim të madh për ngjarjet që ndodhën në ndeshjen e së martës mbrëma.
Floriana dhe Drita barazuan 1:1 në ndeshjen e parë të këtij rrethi kualifikues.
Në këtë ballafaqim pati telashe të shumta me energji elektrike dhe reflektorët u ndalën plot katër herë në stadiumin “Centenary”.
Sipas klubit nga Malta, këto ndërprerje kanë mundur edhe të kenë ndikim në rezultat. Drita kaloi e para në epërsi në minutën e 94-t me Liridon Balajn, ndërsa vendësit barazuan pesë minuta më vonë me Amar Drinan.
“Si rezultat i këtyre ndërprerjeve, pushimet shtesë krijuan mundësi për rikuperim dhe diskutime taktike që normalisht nuk do të bëheshin nëse ndeshja do të kishte rrjedhën si zakonisht”, ka shkruar Floriana në komunikatë të mërkurën.
Klubi ka thënë se do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse, për siç thotë klubi “për mbrëmjen shumë sfiduese”.