Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka riafirmuar angazhimin e SHBA-së për paqe dhe stabilitet në Kosovë, tek ka përkujtuar hyrjen e trupave të NATO-s 27 vjet më parë.
Në përvjetorin e çlirimit, Ambasada ka ndarë fotografi nga qershori 1999 dhe ka deklaruar se SHBA-ja nderon qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njëzet e shtatë vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
27 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas bombardimeve kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet mbi infrastrukturën serbe nisën më 24 mars, dhe zgjatën deri më 10 qershor 1999. Fushata e bombardimeve ajrore ndaj Jugosllavisë u bë për ndaljen e fushatës serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.