Arbëri

Shqipëria hap zyrtarisht katër kapituj të rinj negociatash për anëtarësim në BE

Edi Rama

Shqipëria sot ka bërë edhe një hap drejt anëtarësimit në BE-së. Në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë ka hapur edhe katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, zyrtarja e lartë e BE-së ka vlerësuar se shpejtësia e Shqipërisë drejt BE-së është mbresëlënëse, derisa ka inkurajuar të vazhdojë me këtë ritëm.

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të hapen edhe 5 kapitujt të mbetur. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka siguruar se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin maksimal për t’i përmbushur objektivat. Me hapjen e katër kapitujve të rinj, tashmë Shqipëria ka çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur.

Lexo përditësimet tjera
Edi Rama

Shqipëria sot hap katër kapituj të rinj negociatash për anëtarësim në BE

Shqipëria sot hap edhe katër kapituj të tjerë negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).Për këtë...