Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin për fushatën për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
“Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”, është slogani që e ka prezantuar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një video të publikuar në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë video shfaqen 16 profile të profesioneve dhe moshave të ndryshme duke thënë fjalën “STOP”.
Hamza tha se ky slogan nuk është vetëm mesazh politik, por “mision për t’i dhënë fund krizave që po rëndojnë jetën e qytetarëve”.
“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Hamza.