Ylli i Barcelonës, Fermin Lopez, ka thyer heshtjen pas shuarjes së ëndrrës për t’u paraqitur me Spanjën në Kupën e Botës.
Mesfushori ka dalë me reagim emocional pas operimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Operimi shkoi shumë mirë dhe unë tash po mendoj të kthehem më i fortë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Jeta dhe futbolli janë të padrejta, por duhet ta pranosh që është e gjitha pjesë e udhëtimit”, ka shkruar Lopez ndër të tjera në rrjetet sociale të mërkurën.
Fermin Lopez e lëndoi këmbën e djathtë gjatë fitores të së dielës së kaluar ndaj Real Betisit.
Spanjolli Lopez është prej mesfushorëve më të rëndësishëm të skuadrës së Barçës. 23-vjeçari këtë edicion në 48 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 17 asistime.