Arbëri

Studentët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Studente

Foto: Driton Paçarada

Anëtarë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtona” kanë zhvilluar një aksion simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen për krime lufte në Hagë. 

Ata kanë qëndruar te zyra e BE-së duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Drejtësi jo politikë”, që është edhe moto e marshit që do të zhvillohet në Prishtinë më 17 shkurt, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së. 

Ata në duar kanë mbajtur gjithashtu edhe flamurin e kombëtar, atë të Kosovës si dhe flamurin e UÇK-së

Paraprakisht ata kanë ngritur flamurin e UÇK-së me rastin e 56-vjetorit të UP-së pranë Rektoratit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, kryen ndërmarrje të përbashkët kriminale që ndërlidhet me gjashtë akuza për krime lufte dhe katër akuza për krime kundër njerëzimit. Në nisje të fjalës përfundimtare, kryeprokurorja e Speciales kërkoi nga 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve.

Sipas ZPS-së, ata kanë qenë në dijeni apo është dashur të jenë në dijeni shkaku i pozitave udhëheqëse në Shtab të Përgjithshëm, lidhur me pretendimet për krimet që janë kryer dhe kanë pasur qëllim që ta marrin pushtetin në Kosovë përmes tyre.

Ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i kanë mohuar të gjitha këto akuza. Ata kanë thënë se UÇK-ja nuk kishte hierarki të tillë, meqë peshën e kishin komandantët e zonave dhe se kishte për qëllim ta luftonte Serbinë e jo civilët.

FOTO: Driton Paçarada