Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Si mund të ndikojë lartësia mbidetare në Mexico City tek anglezët?

Si mund të ndikojë lartësia mbidetare në Mexico City tek anglezët?

Anglia problemin më të madh ndaj Meksikës e ka parashikuar ta ketë lartësinë mbidetare ku do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin “Azteca”.

Mexico City është njëri prej qyteteve me lartësinë më të madhe mbidetare në botë, me mbi 2200 metra lartësi. Përderisa lojtarët e Meksikës nuk pritet ta kenë këtë problem, anglezët i frikësohen një gjëje të tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetarja Charlotte Daly ka vendosur ta sfidojë veten e t’u jap anglezëve këshilla.

Ajo ka vrapuar në Mexico City për pesë kilometra dhe ka dhënë shpjegime se si është ndierë.

“Zakonisht i vrapoj pesë kilometra për 22 minuta. Vendosa të shoh se çfarë ndodh nëse vrapoj të njëjtën distancë në më pak se 24 orë pasi mbërrita në Mexico City. A është lartësia mbidetare dhe ajri i ndotur aq problem? Brenda kilometrit të parë, kam përjetuar shtrëngim të pazakontë në gjoks. Mund të merrja frymë por e vëreja se nuk po mbushesha mjaftueshëm me oksigjen, si më parë. Frymëmarrja ishte më e vështirë se në Angli. Në të njëjtën kohë, këmbët i ndieja më të rënduara. Në kilometrin e dytë e kisha shumë më të vështirë. Në kilometrin e tretë gjërat u lehtësuan pak dhe disi e gjeta ritmin. Por, e lehtë nuk ishte asnjëherë. Pas kilometrit të katërt u djersita më shumë se zakonisht dhe kisha djegie nën sqetulla dhe në këmbë. Një shok i Forcave Speciale Britanike më ka thënë se vazelina preferohet gjatë stërvitjeve në lartësi të mëdha mbidetare, në këtë rast në Mexico City”, ka theksuar ajo, shkruan “Index.hr” të shtunën.

Ajo ka bërë të ditur se distancën prej pesë kilometrave e kishte bërë tre minuta më ngadalë se zakonisht.