Çmimi i naftës në Kosovë të premten do të jetë 1.55 euro për litër.
Sipas njoftimit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i benzinës është 1.49 euro për litër dhe gazi 0.74 euro për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten nafta ishte 1.58 euro për litër, benzina 1.52 euro për litër dhe gazi 0.74 euro për litër.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Çmimi tavan i naftës caktohet çdo ditë nga Ministria dhe vlen për 24 orë.
