Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se liderët e Grupit të Shtatë (G7) kanë rënë dakord në samitin e mbajtur në Francë se Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë, dhe se ata kanë diskutuar për sanksione shtesë për ta detyruar Moskën zyrtare të ulet në tryezën e negociatave.
Duke folur përmes një videolidhjeje në samitin Reuters NEXT Europe në Londër, Zelensky ka thënë se kishte vërejtur një ndryshim të qëndrimit mes liderëve të G7-ës, që sipas tij, është një mirëkuptim i përbashkët se Rusia e ka humbur iniciativën në fushëbetejë dhe po synon qëllimisht infrastrukturën civile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Patëm një qëndrim unanim se Rusia nuk po fiton dhe se po humbet shumë njerëz, se duhet të arrijë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe se nuk e ka iniciativën në duart e saj”, ka thënë ai gjatë një bisede me kryeredaktoren e Reuters, Alessandra Galloni.
Në një seancë të zhvilluar paraditen e së martës në resortin francez të Evian-les-Bains, liderët e G7-ës kanë diskutuar sanksione të reja që do të synonin eksportet ruse të naftës, sektorin bankar dhe prodhimin ushtarak rus, ka thënë Zelensky.
Ai ka shtuar se Ukraina do të vazhdojë sulmet me dronë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave energjetike dhe ushtarake ruse, por ka theksuar se nevojitet më shumë presion politik për ta shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin, drejt një marrëveshjeje paqeje.
“Ai nuk dëshiron ta ndalë luftën. Duhet të jetë nën më shumë presion”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se humbjet ruse në fushëbetejë, të cilat Ukraina i vlerëson në rreth 35,000 të vrarë ose të plagosur në muaj, nuk po e ndryshojnë qëndrimin e Putinit.
Rusia i ka mohuar këto shifra.
“Mendoj se presidenti Donald Trump mund ta bëjë këtë, ndoshta vetëm ai”, ka thënë Zelensky, duke iu referuar mundësisë së nxitjes së një marrëveshjeje paqeje. Ai ka shtuar se edhe liderët evropianë dëshirojnë të luajnë një rol në negociata.