Në Prishtinë është mbajtur takimi vjetor i Komitetit Monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), i bashkëkryesuar nga koordinatori kombëtar për IPA-n, Florim Canolli, dhe Shefi i Njësisë për Kosovën dhe Serbinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, Jiri Plecity.
Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Komisionit Evropian u fokusua në zbatimin e mbështetjes financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian në kuadër të IPA-s, si dhe në avancimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë diskutimeve u trajtuan sfidat horizontale dhe progresi i përgjithshëm në zbatimin e mbështetjes së BE-së në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë kriteret politike dhe ekonomike për integrim evropian.
Fokus i veçantë iu kushtua sundimit të ligjit, reformës së administratës publike, reformave strukturore, zhvillimit të sektorit privat, kapitalit njerëzor dhe shoqërisë gjithëpërfshirëse.
Në takim u shqyrtuan gjithashtu investimet e BE-së në Kosovë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC).
Të dyja palët theksuan rëndësinë e zbatimit, monitorimit dhe përcjelljes efektive të asistencës së BE-së, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë për takimin.
E, Komisioni Evropian theksoi nevojën për zbatim në kohë të projekteve të dakorduara, në mënyrë që mbështetja e BE-së të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset. U theksua gjithashtu se disa projekte kërkojnë veprime të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të siguruar realizimin e tyre dhe avancimin e reformave kyçe.
“Kosova riafirmoi zotimin për monitorim të afërt të zbatimit të projekteve dhe vazhdimin e reformave të mbështetura nga Bashkimi Evropian”, përcolli ZKM.