Për dronët që u blenë pas një marrëveshjeje me kompaninë turke “Baykar”, Vuçiqi e ka akuzuar gjithashtu Turqinë, duke thënë se nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por e kemi kuptuar mirë mesazhin,” tha Aleksandar Vuçiq në rrjetin “X”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës njoftoi për mbërritje të kontejnerëve me mijëra dronë luftarakë kamikazë "Skydagger" në Kosovë.
Sipas Kurtit, këta dronë të avancuar janë pjesë e një kontrate të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e turke Baykar, prodhuesin kryesor të Skydagger.
Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas "TB2 Bayraktar" dhe fluturakeve "Puma", Kurti ka thënë se po vazhdohet ngritja dhe shtimi i fuqisë goditëse të ushtrisë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.
Ужаснут сам понашањем Турске и бруталним кршењем Повеље УН и Резолуције Савета безбедности УН 1244, као и наставком наоружавања приштинских власти. Сада је потпуно јасно да Турска не жели стабилност Западног Балкана и да поново сања обнову Отоманске империје. Србија је мала…
— Александар Вучић (@predsednikrs) October 8, 2025