Arbëri

Xhandarmëria serbe bastis dy familje shqiptare në Konçul, ende s’dihen shkaqet

xhandarmëria serbe

Foto: Ilustrim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi, ka thënë se xhandarmëria serbe ka bastisur dy shtëpi të shqiptarëve në fshatin Konçul të Komunës së Bujanovcit.

Shkaqet ende nuk dihen.

“Ende nuk kemi njohuri shumë. Këshilli Kombëtar ka dalë në terren, por ende nuk kemi njohuri. Ajo që dimë është se kanë hy në dy shtëpi. Janë shqiptare, Konçuli është kryesisht shqiptarë”, ka deklaruar Rexhepi për Ekonomia Online.