Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit

Ford

Foto: Associated Press

Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, do të tërheqë rreth 413 mijë automjete SUV në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që mund të çojë në humbje të kontrollit të drejtimit, njoftoi të martën autoriteti rregullator amerikan i sigurisë rrugore, raportoi Reuters.

Sipas NHTSA-së, bëhet fjalë për 412,774 njësi të modelit Ford Explorer, të cilat po tërhiqen për shkak të një problemi me komponentë që mund të çahen ose të thyhen, duke rritur rrezikun e humbjes së kontrollit të timonit dhe, për pasojë, mundësinë e aksidenteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rregullatori ka rekomanduar që të zëvendësohen pa pagesë pjesët problematike për të gjitha automjetet e prekura, si masë korrigjuese për garantimin e sigurisë së drejtuesve dhe pasagjerëve.

Përmes një njoftimi, Fordi bëri të ditur se do të tërheqë edhe 40,655 automjete të tjera në SHBA për shkak të dështimeve të baterisë dhe defekteve në pedalin e frenave.