Ka vdekur ikona shqiptare e automobilizmit, Menduh Daka. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të tij dhe Federata e Autosportit të Kosovës, në të cilën Daka ishte nënkryetar.
Daka ka qenë një prej garuesve të parë shqiptarë në automobilizëm. Ai ishte po ashtu një prej themeluesve të Federatës së Autosportit si dhe ishte kryetari i parë i saj.
Në një komunikatë për media, kjo federatë ka thënë se mungesa e tij do të jetë e madhe.
“Sot kemi mbetur pa një prind, mik, veprimtar e njeri të madh. Do ta kujtojmë Menduhin gjithmonë për veprimtarinë e virtytet e tij. Në emrin tim personal, në emër të Bordit të FASK-ut dhe gjithë komunitetit të auto sportit, familjes Daka, miqëve dhe gjithë shoqërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit të FASK-ut, Agron Dida.
Varrimi i Menduh Dakës do të bëhet të dielën në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.