Basketboll

Hajrizi reagon ashpër ndaj FBK-së

Drilon Hajrizi

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka reaguar ashpër ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës.

FBK-ja të premten mbrëma e shpalli Dardan Berishën si basketbollistin më të mirë të vitit. Hajrizi nuk është përfshirë as në top-pesëshen më të mirë të vitit. 

Hajrizi ka shkruar se injorimi që i është bërë nga FBK-ja është më shumë se fyerje. 

“Injorimi që më bëri Federata e Basketbollit të Kosovës është më shumë se fyerje. 

Kjo që bëri Federata e Basketbollit të Kosovës sot më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë ata e fyen veten! Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj deri sa të shtjerrem i tëri për Kosovë, për Mitrovicën, për Trepçën. Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës. Ai është ikonë e Kosovës dhe lojtari më i sukseshëm shqiptar në arenën ndëkombëtare. Vitin e kaluar unë isha më i miri në Superligën e Kosovës”, ka shkruar Hajrizi.