Trepça fitoi 86:78 ndaj Pejës të enjten në palestrën “Minatori” në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së plejofit të elitës së basketbollit kosovar. Ishte fitorja e 21-të rresht e mitrovicasve në ndeshjet e Superligës.
Por të dielën në “Karagaçi”, në palestrën e mbushur me shikues, Peja u kundërpërgjigj me lojë të fortë. Dhe në fund e fitoi ndeshjen dramatike 95:93, për ta barazuar serinë e gjysmëfinaleve, e për t’ia shkaktuar Trepçës humbjen e parë në Superligë prej 7 dhjetorit kur u mposht nga Vëllaznimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ballafaqim u vendos në sekondat e fundit dhe tani seria e gjysmëfinaleve është baras, 1:1.
Pjesën e parë, Trepça e mbylli me epërsi prej katër pikësh, 42:38, ndërsa në periudhën e fundit Peja hyri me avantazh prej pesë pikëve, 68:63.
38 sekonda pa u mbyllur e gjithë ndeshja, Peja kishte epërsi prej dy pikësh, 93:91.
Më pas, Mustapha Amzil u ndal në mënyrë të palejuar. I shënoi të dyja gjuajtjet e lira për 93:93, shtatë sekonda para fundit.
Por në aksionin e radhës, Cesare Edwards realizoi për 95:93. Ishin edhe pikët e fitores. Kenneth Hasbrouck i Trepçës dështoi në tentimin për dy pikë dhe fitorja u takoi pejanëve.
Edwards e mbylli ndeshjen me 11 pikë e katër kërcime, por statistikat më të mira në fitore i kishte Daquan Bracey. Bracey pati dyshifror të dyfishtë prej 26 pikëve, 10 asistimeve, ndërsa i shtoi edhe katër kërcime.
Dardan Kapiti ishte më i miri në statistika te Trepça me 11 pikë, katër kërcime e një asistim.
Drilon Hajrizi realizoi 10 pikë, katër asistime e dy kërcime.
Dueli i tretë do të luhet të enjten në Mitrovicë. Skuadra që i shënon tri fitore avancon në finale.