Basketboll

Trepça vazhdon me Hajrizin

Drilon Hajrizi

Njëri prej basketbollistëve më të mirë në Kosovë, Drilon Hajrizi, do të vazhdojë të luajë për Trepçën.

Klubi kampion nga Mitrovica të hënën njoftoi se ka vazhduar kontratën me Hajrizin edhe për edicionin e ardhshëm. Trepça më herët ka vazhduar me disa vendorë, ndërsa tashmë ka bërë dy përforcime.

Hajrizi për gati dy dekada është prej basketbollistëve më të dalluar në Kosovë. 

Ka luajtur për të gjitha skuadrat e mëdha, pasi e nisi karrierën te Trepça. 

34-vjeçari në Mitrovicë u kthye në vitin 2020 dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për “xehetarët”.