Botë

Dalin detajet e marrëveshjes SHBA-Britani

donald trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të enjten se është arritur marrëveshja tregtare në mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, si marrëveshja e parë e madhe tregtare e SHBA-së pas vendosjes së tarifave universale prej 10 për qind ndaj të gjitha vendeve.

Marrëveshja përfshinë largimin e tarifës prej 25% në çelikun dhe aluminin britanik dhe menjëherë e ul tarifën nga 27.5% në 10% për 100 mijë veturat e para nga Britania për çdo vit.

Sipas marrëveshjes palët janë pajtuar për një qasje reciproke në tregun e mishit dhe Britania do të largojë tarifat e etanolit që importohet nga SHBA-ja e që përdoret për prodhimin e birrës.

E pas marrëveshjes, Trumpi i ka vlerësuar marrëdhëniet me Britaninë e Madhe duke shtuar se marrëveshjen për vetura nuk do ta bënte me asnjë vend tjetër.

E kryeministri britanik ka deklaruar se marrëveshja është fantastike dhe jo vetëm që do të mbrojë, por edhe do të krijojë punë të reja.

Lexo përditësimet tjera
donald trump

SHBA-ja dhe Britania pritet të shpallin sot uljen e tarifave

SHBA-ka dhe Britania e Madhe pritet të shpallin sot një marrëveshje për të ulur tarifat.Qeveria e...