Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dr. Fauci një javë në spital, preket nga virusi i Nilit Perëndimor

FAuci

Dr. Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëndroi i shtruar për një javë në spital, pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. 

Aktualisht ai ndodhet në shtëpi, ku po merr veten, konfirmoi një zëdhënës të shtunën, që foli në kushte anonimiteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Virusi i Nilit Perëndimor zakonisht përhapet përmes pickimit nga një mushkonjë e infektuar. Ndërsa shumica e njerëzve nuk përjetojnë simptoma, rreth 1 në 5 vetë mund të preken nga ethet, dhimbje të kokës, trupit, të vjella, diarre ose skuqje, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Mes 1 në 150 persona të infektuar sëmundja shfaqet me simptoma serioze, ndonjëherë fatale.

Për të parandaluar virusin e Nilin Perëndimor nuk ka vaksinë apo dhe ilaçe për ta trajtuar atë. Për këtë vit që nga 20 gushti, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka regjistruar 216 raste në 33 shtete. Mënyra më e më mirë për ta parandaluar visurin është të shmanget pickimi nga mushkonjat.
Si këshilltari kryesor për shëndetësinë i Shtëpisë së Bardhë, Fauci ishte fytyra publike e qeverisë gjatë pandemisë së COVID-19, një rol që e bëri atë një zë të besueshëm për miliona njerëz, po gjithashtu dhe objektiv të sulmeve politike.

Ai u largua nga qeveria në vitin 2022, por në qershor u thirr përpara Kongresit për të dëshmuar si pjesë e hetimit shumëvjeçar të republikanëve mbi origjinën e COVID-19 dhe reagimin amerikan ndaj sëmundjes.