Botë

Dronët e SHBA-së mbi Gaza

Konfirmimi është bërë pasi reporterët kanë vërejtur dronët MQ-9 Reapers, të cilët zakonisht përdoren nga forcat speciale të SHBA-së. Ata janë vërejtur në Flightradar24, uebfaqe për fluturimet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar për herë të parë se ka përdorur dronët mbikëqyrës mbi Gaza. Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder ka thënë se dronët janë duke operuar “në përkrahje të përpjekjeve për lirimin e pengjeve palestineze” nga Hamasi.

“Këto fluturime vrojtuese pa pilot kanë nisur pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor”, ka thënë ai në një komunikatë për media.

Konfirmimi vjen pas reporterët vërejtën dronët e njohur me akronimin UAV nëpër uebfaqet e fluturimeve.

“SHBA-ja është duke kryer fluturime me dronë pa armatim mbi Gaza dhe duke ofruar këshilla dhe asistencë në përkrahje të partnerit tonë Izraelit teksa po punojnë në lirimin e pengjeve”, thuhej në komunikatën e Pentagonit.

Konfirmimi është bërë pasi reporterët kanë vërejtur dronët MQ-9 Reapers, të cilët zakonisht përdoren nga forcat speciale të SHBA-së. Ata janë vërejtur në Flightradar24, uebfaqe për fluturimet.

Dronët “Reaper” më parë janë përdorur për të kryer sulme ajrore në Afganistan, por kryesisht përdoren si fluturake mbikëqyrëse për shkak aftësisë së tyre që të qëndrojnë në qiell për më shumë se 20 orë.

Zyrtarë e ushtrisë amerikane në kushte anonimiteti kanë thënë për New York Times se dronët nuk po ndihmonin në koordinimin e veprimeve ushtarake izraelite në dhe rreth Gazës. Zyrtarët kanë thënë për gazetën se informacioni në lidhje me rikuperimin e pengjeve po u kalonte izraelitëve.

Këto nuk janë të vetmet automjete ushtarake amerikane me telekomandë që operojnë në rajon. Të enjten, marina amerikane njoftoi se kishte testuar armatim nga një mjet pa pilot “USV” varkë me shpejtësi - në ujërat ndërkombëtare në Detin Arabik.

Në një deklaratë, Marina ka thënë se testi i 23 tetorit ishte hera e parë që municionet ishin përdorur nga një USV në Lindjen e Mesme.

Marina e SHBA-së ka deklaruar se zhvillimi i sjell aftësitë ushtarake amerikane në rajon në “nivelin tjetër”.

Muajin e kaluar, marina amerikane ka deklaruar se kishte rrëzuar shumë dronë dhe raketa të lëshuara nga Jemeni, të cilat dukej se po shkonin drejt Izraelit.

SHBA ka dërguar gjithashtu dy luftanije në Mesdheun lindor, duke thënë se ato janë atje për të parandaluar përhapjen e luftës midis Hamasit dhe Izraelit.

Hezbollahu, aleat i Hamasit, ka sulmuar pozicionet izraelite në veri të Izraelit. Ka përdorur dronë dhe mortaja. Ushtria izraelite ka deklaruar se është kundërpërgjigjur me aeroplanë luftarakë dhe helikopterë.

Në fjalimin e tij, Nasrallahu ka thënë se grupi i tij nuk është shpërqendruar nga vërejtjet amerikane, duke thënë se “Flota juaj në Mesdhe... nuk do të na frikësojë”.

Lufta me Hezbollahun do të ishte më e rrezikshme si për Izraelin ashtu dhe Libanin. Hezbollahu është më i fuqishëm se Hamasi dhe llogaritet se ka arsenal me 150 mijë raketa, disa prej tyre me kapacitet për të sulmuar në territoret më të thella në Izrael.

Izraeli ka kërcënuar se do të sulmojë Libanin nëse nis lufta e plotë. Në këtë luftë do të rrezikonte të përfshihej Irani që përkrah Hamasin dhe Hezbollahun.